Agjencia kombëtare hapësinore e Kinës (CNSA), ka publikuar videon ku shihet sonda lunare duke fluturuar në anën e kundërt të Hënës, që paraqet një aterrim të “butë” në anën e Hënës që nuk është e dukshme nga planeti ynë.
Kujtojmë se sonda për vëzhgimin e anës së errët të Hënës, Chang’e 4″, ka zbritur në anën e errët të Hënës më 3 janar, transmeton Telegrafi.
“Chang’e 4” është modul hapësinor që përbëhet nga stacioni lunar dhe roveri lunar,që është lansuar më 7 dhjetor nga “Sichan” në provincën kineze Sichuan. /Telegrafi/
Misioni “Chang’e 4”, që ka marrë emrin e perëndeshës së Hënës dhe përbëhet nga tri faza, orbitimi, aterrimi dhe rikthimi në Tokë. Faza e parë dhe e dytë deri më tani është kryer me sukses. /Telegrafi/
China National Space Administration releases video recording of entire soft landing on moon's far side by China's #ChangE4 probe pic.twitter.com/bbp1ul2gq7
— CGTN (@CGTNOfficial) January 11, 2019