Adam Maraghy nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara, e ka goditur një të moshuar, vetëm pse ai i kërkoi të ulej, sepse po i pengonte të shihte takimin e ragbit.
Për këtë veprim, ai u dërgua në mbajtje dhe akuzohet për sulm të qëllimshëm, ndërsa u lirua pasi pagoi 1,500 dollarë për liri me kusht, transmeton Telegrafi.
“Është momenti më jo sportiv që është parë ndonjëherë në stadiume. Ata të dy i përkasin të njëjtit grup të tifozëve”, është thënë në raport lidhur me rastin.
Ngjarja ka qarkulluar edhe në rrjetin social, me të cilën është kërkuar të mos përdoret dhunë dhe të ketë më shumë miqësi në këto takime. /Telegrafi/
https://youtu.be/3W9CT2u3tso