Telegrafi

Pamje të ngadalësuara, çfarë ndodh me veturën tuaj kur goditni me shpejtësi të madhe pengesat në rrugë

Një person që e ka kanalin e tij në YouTube ka kryer një eksperiment.

Ai a modifikuar një veturë me të cilin me shpejtësinë e plotë i ka goditur pengesat në rrugë, dhe i ka filmuar ato me një video me xhirime të ngadalësuara, për të parë dëmet që pëson vetura, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë kam menduar se goditja e këtyre gungave me këtë shpejtësi do të shkatërronte veturën, për habinë time nuk ndodhi që vetura e tij të dëmtohet shumë.

Vet personi që e kishte kryer këtë eksperiment tha: Unë kurrë, as në ëndrrat e mia të çmendura nuk kam menduar se do të ishte kështu, me siguri mendova se shpejtësia me të cilën e kalova pengesën do ta dëmtonte më shumë veturën time.

Për më shumë shikojeni se me çfarë shpejtësie i kalon kjo veturë pengesat në rrugë. /Telegrafi/