Vetëm një ditë pasi Ford bëri të ditur se do të ndalojë së prodhuari gjashtë modele, spiunët e makinave të reja e kanë fotografuar atë që besohet të jetë Mustangu i ri.
Megjithëse me mbështjellëset për kamuflazh, mund të vërehet se i janë bërë disa freskime në pjesën anësore të pasme, transmeton Telegrafi.
Në bazë të disa zbrazëtirave vërehen dritat LED, kurse mbështjellja në pjesën e përparme nxit dyshime se kemi të bëjmë me një grill që arrin edhe sipër kapakut.
Në bazë të fotografive, mund të shihet pjesa e jashtme, por të gjithë janë të interesuar se çfarë fuqie dhe shpejtësie do të ketë.
Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me 5.0-litra V8 që do të lëviz me shpejtësi të konsiderueshme.
Gjithnjë sipas medieve që merren me automobilizëm, deri në fund të vitit 2018 nuk do të lansohet ky Mustang. /Telegrafi/