Site icon Telegrafi

Pamje të mahnitshme nga droni, mbi urën 1200 metra të gjatë (Video)

Pas pesë vitesh punë, në muajin e ardhshëm do të hapet ura më e gjatë në Azi, e cila mbahet nga kabllot.

Ura sipër lumit Longjiang, që ndodhet në provincën Yunnan të Kinës, është e gjatë 1,196 metra, kurse qëndron 290 metra lartë nga toka.

Regjistrimi i bërë nga droni e tregon për herë të parë urën nga perspektiva e zogut, si dhe panoramën magjepsëse që e rrethon vendin, transmeton Telegrafi.

Kjo urë që mbanë emrin e lumit që i kalon poshtë, do të lëshohet në qarkullim më një maj, pas afro një muaj testimesh intensive.

Ky ndërtim gjigant që i lidh dy qytete të rëndësishme, Baoshang dhe Tengchong, është më i madhi i llojit të vet në kontinent, i ndërtuar sipër dy maleve.

Shfrytëzuesit e urës, përpos se do të shkurtojnë në masë të madhe kohën e udhëtimit, do të kenë mundësi të shohin pamje të mrekullueshme, të peizazhit që e rrethon.

Prej fillimit, deri në finalizimin e këtij projekti, janë shpenzuar 1.5 miliard youan, apo 190 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version