Pengjet e parë janë liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me britaniken Emily Damari mes tre të liruarve.
Ajo i jep fund 471 ditëve traumatike të mbajtjes nga grupi terrorist për britaniko-izraeliten që ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj në Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Emily ishte qëlluar në dorë, me predha që i kishin plagosur këmbën, përpara se t’i lidhnin sytë dhe ta futnin në makinën e saj dhe ta çonin në Gaza.
Red Cross vehicles on the way to pick up first Israeli hostages in Gaza https://t.co/0Drt56UCbM pic.twitter.com/y3kM6Myext
— New York Post (@nypost) January 19, 2025
Romi Gonen, 24 vjeç, – e cila u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova – dhe Doron Steinbrecher, 31, janë dy gratë e tjera që u liruan.
Një kolonë ndërkombëtare e Kryqit të Kuq mori treshen nga Hamasi.
Armëpushimi ishte vonuar mëngjesin e sotëm kur grupi terrorist nuk arriti të dorëzonte listën e emrave 24 orë përpara kohe, siç thuhet si pjesë e marrëveshjes.
Hamasi fajësoi “një çështje teknike” për vonesën.
First Israeli hostages freed by Hamas following 471 days in captivity after cease-fire takes effect https://t.co/5XFdVuXp3s pic.twitter.com/nY6N3bM7HZ
— New York Post (@nypost) January 19, 2025
Ushtria izraelite vazhdoi të kryejë sulme ajrore në Gazën veriore dhe qendrore derisa lista u dorëzua, duke vrarë të paktën tetë palestinezë, ka thënë shërbimi i emergjencës civile palestineze.
Armëpushimi filloi në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale, gati tre orë pas marrëveshjes fillestare, me palestinezët e zhvendosur që shiheshin duke ecur nëpër rrënoja ndërsa ktheheshin në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/