Telegrafi

Pamje të jashtëzakonshme në Indi, formohet një re stuhie në formë cunami

Një re stuhie spektakolare që i ngjan një cunami u shfaq mbi një qytet në veri të Indisë, derisa rajoni përballet me reshje të forta shiu.

Formimi i madh i reve erdhi pasi musonët kanë goditur zonat si Haridwar, Uttarakhand, derisa janë dhënë paralajmërimet e motit për reshje të forta, transmeton Telegrafi.

Fenomeni i çuditshëm njihet si ‘re rafti’ ose ‘re arcus’.

Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shteti do të ketë reshje të dendura shiu gjatë tre ditëve të ardhshme dhe priten stuhi gjatë gjithë javës.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonë. /Telegrafi/