Pamje të ‘humnerave’ më interesante në botë – sa të frikshme, po aq edhe të mrekullueshme
Arigona Bytyçi
Shpesh kemi parë në filma ose dokumentare, pamje të frikshme e të bukura natyrore.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni disa imazhe të mahnitshme të “humnerave” të botës, sa të frikshme edhe të mrekulleshme.
Xiaozhai Tiankeng, ose Gropë Qiellore, është një “përbindësh”, i thellë deri në 662 metra në tokë, Liqeni i Kuq në Kroaci, është gropa më e madhe e Evropës, me 527 metra.
Ndërkohë kemi dhe Vrimën e Dragoit në Detin e Kinës së Jugut, Vrimën Blu në Belize dhe atë të ngjashme në Bahamas./Telegrafi/
Humnera më e thellë nënujore (vrimë blu) është ‘Vrimë e Dragoit ’në Detin e Kinës së Jugut, e thellë 300.89 metra që u zbulua në vitin 2016.Liqeni i Kuq – afër qytetit të Imotskit në Kroaci – është humnera më e madhe në Evropë dhe e treta më e madhe në botë.Në botën e humnerave detare, Vrima e Madhe Blu në Belize është tejet e mrekulleshme.Mirësevini në Kraterin Darvaza – ose Door To Hell – një krater i zjarrtë në shkretëtirën Karakum të Turkmenistanit që digjet që nga viti 1971.Humnera më e madhe e njohur në botë – Xiaozhai Tiankeng, ose Gropa Qiellore – është e vendosur në jugperëndim të Kinës.Jo të gjitha humnerat janë të egra. Umpherston Sinkhole në Mount Gambier, Australi, është zbukuruar me një kopsht të bukur , krijuar në fund të shekullit të 19-të.Pamje nga droni të një humnere në buzë të oqeanit në Broken Beach në Nusa Penida, Indonezi.
Një humnerë e thellë u formua pasi një shpellë gëlqerore u rrëzua në Rrafshin Nullarbor në Australinë Perëndimore.
Duket sikur Oqeani Paqësor po derdhet poshtë një vrimë gjigande pa fund në bregdetin e Oregon.Në Bosnjë dhe Hercegovinën perëndimore ekzistojnë shumë gropa të shembura, të “dizajnuara me gjelbërim”.Një foto që tregon pjesën e poshtme të humnerës së Cehennem në Malet Demi në jug të Turqisë.Një eksplorues zbret në boshtin më të thellë vertikal të Zelandës së Re – gropa e Harwoods me thellësi 182 metra.