Pamjet nga droni të qytetit të Gjakovës janë trishtueshëm të bukura.
Qyteti që gjatë kësaj kohe në situatë të zakonshme do t ishte plotë me njerëz, duket si i braktisur, në këtë kohë kur Qeveria e Kosovës mori vendim që si masë parandaluese të përhapjes së coronavirusit (COVID-19), qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Rrugët e Gjakovës kanë mbetur bosh, ndërsa edhe në këtë gjendje Gjakova duket mjaft bukur.
One Media ka realizuar një video të Gjakovës të cilën mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/