Uragani Irma i cili ka përfshirë Floridan ka bërë që deri më tani numri i të vdekurve të arrijë në 24.
Veç kësaj, përcjell Telegrafi, si pasojë, rreth katër milionë njerëz thuhet se kanë mbetur pa energji.
Gjithashtu, më shumë se gjashtë milionë njerëzve nga Florida dhe Georgia u është kërkuar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, janë publikuar pamje në të cilat shihet momenti kur uragani shkul nga toka lisin me gjithë rrënjë. /Telegrafi/