Telegrafi

Pamje të frikshme: Shpërthen vullkani Etna, mes 10 të lënduarve edhe një gazetare (Video)

Dhjetë persona u lënduan nga shpërthimi i një prej kratereve të vullkanit më të madh në botë, Etna, në Itali.

Disa prej tyre janë turistë, ndërsa nga materiale llave kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh.

Ata ishin në udhëtim në momentin që llava e vullkanit u aktivizua. Ata u goditën nga cifla llave.

Mediat italiane thonë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Vetëm gjashtë prej tyre janë trajtuar në spitalet në Catania dhe Acireale.

Në mesin e të plagosurve është një vullkanolog dhe një gazetare e BBC, përcjell oranews.

Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.