Dhjetë persona u lënduan nga shpërthimi i një prej kratereve të vullkanit më të madh në botë, Etna, në Itali.
Disa prej tyre janë turistë, ndërsa nga materiale llave kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh.
Ata ishin në udhëtim në momentin që llava e vullkanit u aktivizua. Ata u goditën nga cifla llave.
Mediat italiane thonë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Vetëm gjashtë prej tyre janë trajtuar në spitalet në Catania dhe Acireale.
Në mesin e të plagosurve është një vullkanolog dhe një gazetare e BBC, përcjell oranews.
Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.