Telegrafi

Pamje të frikshme që tregojnë aeroplanin që fluturonte përmes stuhisë në Majorka – turbulencat ekstreme, pasagjerët duke bërtitur dhe duke qarë

Një fluturim me aeroplan për në Majorka përjetoi turbulenca ekstreme të dielën teksa iu afrua ishullit spanjoll që po goditej nga një stuhi e fortë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo i la pasagjerët të frikësoheshin për jetën e tyre ndërsa aeroplani fluturoi nga Alicante në Spanjën jugore për në ishullin Balearik në Mesdhe.

Estela Orts, një kërcimtare dhe akrobate e njohur ka postuar një video të fluturimit në mediat sociale.

Pamjet tregojnë aeroplanin duke “u dridhur dhunshëm” ndërsa pasagjerët e frikësuar u mbërthyen pas ulëseve, me Orts që shkruante se njerëzit bërtisnin, qanin dhe të villnin në atë që ndihej si “momenti i pafund”.

Zonat e Spanjës verilindore, si dhe Majorka, u goditën nga erëra me shpejtësi deri në 120 km/h dhe shiu i rrëmbyeshëm gjatë fundjavës, duke detyruar disa familje të vrapojnë për të shpëtuar dhe duke bllokuar të tjerët në ishull pasi fluturimet u anuluan.

Lexo po ashtu Stuhia godet hotelet e Majorkës - përmbyten vendpushimet, turistët detyrohen të vrapojnë për të shpëtuar

Spanjollja shpjegoi se ajo po fluturonte për në Majorca nga Alicante pasi kishte vizituar familjen atje kur u përballë me turbulencat.

Ajo tha se fluturimi u vonua për shkak të motit, por u nis përfundimisht.

Kur ata u ngritën, shkroi ajo, ajo dhe pasagjerët e saj përjetuan disa turbulenca.

“Unë i kisha shkruar tashmë familjes sime (të cilët ishin pak të frikësuar), sepse ata e kishin parë stuhinë në lajme”, shkroi Orts.

Por së shpejti, gjërat u përkeqësuan. /Telegrafi/