Dy persona janë bllokuar nga uji ditën e sotme në Selenicë të Vlorës.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me furgon, teksa janë bllokuar në rrugën e përmbytur nga ujë, ndërsa janë ngjitur sipër furgonit dhe kanë kërkuar ndihmë. Në pamjet e publikuara nga Report Tv, dëgjohet gruaja e cila thërret për ndihmë.
Mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të cilët ndodhen në furgon të bllokuar nga lumi.