Telegrafi

Pamje të frikshme: Derisa po ecte, vetura goditet nga rrufeja (Video)

Pamje të frikshme të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur një veturë, përfshihet fillimisht nga flakët, pasi ishte goditur nga një rrufe.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Arabinë Saudite.

Por për fatin e mirë të pasagjerëve, edhe pse gjithsesi shumë të frikësuar, ata kanë shpëtuar të pa lëndime.

Thuhet se veturat nuk janë vend i rrezikshëm në rast të goditjes nga rrufetë, për shkak se ngarkesa elektrike shkarkohet përmes gomave në tokë. /Telegrafi/