Tashmë është bërë e ditur se së shpejti pritet të fillojë emisioni më i ri në vendin tonë “Krejt Ka’pak.Show”.
Ky emision, i cili do të vijë me transmetim në Radio Televizionin e Kosovës, do të sjellë supriza të shumta për shikuesit e tij.
Siç është njoftuar ditë më parë, programi argëtues do të zgjasë afro katër orë dhe shumë shpejt do të prezantohet para jush.
Në vazhdim, Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive nga ambienti ku do të mbahet emisioni “Krejt ka pak”.
Dhe në bazë të këtyre imazheve, skena duhet e mahnitshme teksa shihet se i është kushtuar një rëndësi mjaft të madhe realizimit të këtij projekti.
Ndërkaq, protagonistë të programit televiziv do të jenë disa nga yjet e serialit të njohur komik, “O Sa Mirë”.
Deri më tani, Ernest Zymberi, Erza Ramuka, Rina Imeri, Olti Batalli e Erza Sylejmani janë prezantuar si pjesë e shout “Krejt Ka’pak”. /Telegrafi/