Vazhdojnë të evakuohen njerëzit të cilët janë të rrezikuar të përmbytjet ose uji tashmë u ka shkatërruar banesat e tyre.
Në galerinë më sipër mund të shikoni sytë me lot të një nëne të re e cila në dorë mban djalin e saj të vogël.
Kjo ndërhyrja ka ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku shumë banesa janë shkatërruar nga uji duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton albeu.
Me kalimin e orëve, gjendja është përkeqësuar ndjeshëm në jug të vendit ku ushtria ka vazhduar aksionin për të evakuuar plot 3 mijë banorë.