Banorët e izoluar të një periferie në Paris u befasuan kur panë një zebër midis trafikut, teksa vraponte në mes të rrugës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha kishte ikur nga një kopsht zoologjik në Ormessen-sur-Marne, pasi porta ishte lënë hapur.
Zebra me dy kuaj të tjerë, iu drejtuan qytetit fqinj Champigny-sur-Marne në periferi të Parisit, ndërsa vendasit nuk mund t’i besonin syve kur e panë atë të vraponte gjatë rrugës.
Në mes të bllokimit të coronavirusit, kjo zebër u gjend në këtë zonë pothuajse të shkretuar.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, qytetari ka xhiruar të gjithë ngjarjen, dhe reagimi i tij duket qesharak.