Site icon Telegrafi

Pamje të çuditshme: Një vajzë shëtit një djalë të ri ‘të lidhur me zinxhir’ nëpër një qendër tregtare në Kroaci

Një video e çuditshme e një vajze që shëtit një djalë “të lidhur për qafe” nëpër një qendër tregtare në Kroaci ka ngjallur reagime të shumta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Antea Ajbek dhe Renato Pirin ia arritën shpejt qëllimit dhe u bënë të famshëm përtej kufijve të Kroacisë.

Dhe mediat kanë kontaktuar 24-vjeçarin Renato për të shpjeguar se për çfarë bëhej fjalë dhe çfarë donin të arrinin me regjistrimin, i cili shkaktoi reagime të dhunshme në publik.

“Ishte e gjitha vetëm një shaka… Nuk kishte shumë njerëz, qendra tregtare ishte gati të mbyllej. Fillimisht kontrolluam që nuk kishte fëmijë brenda dhe më pas vendosëm të argëtoheshim. Ne donim të shihnim se si do të reagonin njerëzit. Kryesisht ata qeshën dhe filmuar, nuk ka pasur asnjë reagim negativ”, thotë Renato.

Megjithatë, kur videoja u bë virale, filluan të vërshonin komentet negative.

“Komentet publike janë negative, por në privat na vijnë shumë mesazhe të bukura, shkruajnë se jemi të bukur, të pashëm, se jemi çift i bukur, na urojnë për guximin”, ka thënë Renato. /Telegrafi/

Exit mobile version