Telegrafi

Pamje të cilat pretendohet se shfaqin momentin e futjes së ushtrisë izraelite në Gazë, nga tanket Merkava e deri te helikopterët AH-64 D

Ushtria izraelite mbrëmë ka filluar operacionin ushtarak (ajror-tokësor) në Gaza me qëllim shpartallimin dhe ndaljen e sulmeve me raketa nga ana e Hamasit.

E për dallim nga sulmet e mëparshme 2008-2009, 20212 dhe 2014, operacioni për shpartallimin e Hamasit është duke u kryer në detaje, e tërë Gaza po “dridhet” nga shpërthimet e bombave, raketave dhe topave, transmeton Telegrafi.

Sulmet tokësore në Gaza pretendohet se janë kryer nga këmbësoria, më saktësisht tanket Merkava M4 Baz që kanë sistem aktiv të mbrojtjes. E kamerat e televizioneve izraelit kanë filmuar momentin me të cilin pretendohet se tanket kalojnë përmes rrethojës dhe futen në Gazë.

Sipas informacioneve më të fundit tanket janë futur qindra metra në thellësi të territorit të Gazës, ku me topa 120 mm po kryejnë sulme, e në veçanti ndaj caqeve të brigadës Al Kasam.

Tanket nuk i janë afruar zonave të banuara, e aty raportohet se janë përdorur edhe helikopterët AH-64 D, që më herët janë përdorur për sulme të ngjashme. /Telegrafi/