Telegrafi

Pamje të atentatit në Moskë, vrasësi qëllon njeriun që ishte në krye të qendrës kundër ekstremizmit – dhe më pas edhe vëllanë e tij  

Udhëheqësi i Qendrës për luftë kundër ekstremizmit në Ungusheti, Ibrahim Eldzharkiev dhe vëllai i tij janë vrarë në Moskë, raportojnë mediat ruse.

Vrasjet kanë ndodhur në rrugën Anohina, kurse në videon që është publikuar në internet mund të shihet vrasësi i cili fillimisht qëllon një person, që sipas pamjeve është Eldzharkiev që po qëndronte në afërsi të një parkingu, transmeton Telegrafi.

Personi i dytë që besohet të jetë vëllai i tij, po dilte nga vetura në drejtim të vëllait, megjithatë edhe ai është qëlluar nga sulmuesi.

Por, edhe pse filloi të vrapojë dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, sulmuesi u rikthye për një moment për t’u bindur nëse ka qëlluar personin e duhur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NyXnDINxRc4