Telegrafi

Pamje spektakolare të meteorit që ndriçoi qiellin në Skoci

Një meteor i madh është parë mbi Skoci dhe në veri të Anglisë.

Një video që u kap nga një kopsht në qytetin Motherwell tregon një objekt të madh të ndritshëm që fluturon nga e djathta dhe një bisht i gjatë që lë gjurmë.

Rrjeti i Meteorëve në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë më shumë se 200 raporte publike për një top zjarri në qiell. Disa nga kamerat e tyre e kapën imazhin.

Dëshmitarët pohuan se objekti ishte ‘aq poshtë sa mund ta dëgjoje’.

Po ashtu një tjetër video interesante ishte shpërndarë nga Charles Lister në llogarinë e tij në Twitter.