Telegrafi

Pamje spektakolare nga festa e Barcelonës në Camp Nou (Video)

Skuadra e Barcelonës është duke i festuar dy trofetë në Camp Nou.

Në prani të mijëra tifozëve, skuadra e Barcelonës është duke i festuar trofetë e fituar këtë edicion.

Katalunasit e mbyllën sezonin 2015/16 me kupën e La Ligas dhe të Copa del Rey.

Ata u eliminuan në çerekfinale nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërsa në finale të Kupës mposhtën Sevillan. /Telegrafi/