Site icon Telegrafi

Pamje spektakolare! Flamuri shqiptar ngrihet në urën e Bushtricës

Këto pamje vijnë nga Ura e Bushtricës në Elbasan, ku është ngritur në 50 metra lartësi flamuri shqiptar, në nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në pamjet e realizuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke dhuruar pamje spektakolare, që ka ngjallur interesin edhe tek personat që kalojnë poshtë urës.

Në përvjetorin e 111-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u zhvillua një ceremoni madhështore në Vlorë, me pjesëmarrjen e figurave të larta politike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në krah të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, morën pjesë në ritualet e nderimit të flamurit në “Sheshin e Flamurit”.

Exit mobile version