Pranimi i Kosovës në UEFA, në Kongresin e 40-të në Budapest, mesjavën e shkuar, i dha fund izolimit 25-vjeçar të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
3 maji do të kujtohet gjatë si dita historike për futbollin e Kosovës, që tani ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në garat evropiane, e pas 13 majit, pas pranimit të mundshëm në FIFA, Kosova do të fitojë të drejtën edhe të pjesëmarrjes në garat kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.
Rrugëtimin e një pjese të delegacionit të FFK-së në Budapest, ku ishin pjesëmarrës edhe gazetarët sportivë të Kosovës, e ka regjistruar në një raport special edh ekipi i Kohavisionit, që ishte në Budapest për të parë nga afër punimet e Kongresit.