Telegrafi

Pamje si në filmat fantastiko-shkencorë! Toyota zbulon planet për ‘qytetin e së ardhmes’ në Japoni

Shefi ekzekutiv i Toyota është një njeri i quajtur Akio Toyoda dhe ai ka shfaqur një ide ambicioze – atë të ndërtimit të një “qyteti të së ardhmes” plotësisht funksional në Japoni.

Me pamje si në filmat fantastiko-shkencorë, koncepti është të zhvillojë “qytetin” i cili pritet të vendoset në një copë toke prej 175 hektarësh në bazën e Mt. Fuji, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, qyteti do të jetë një vend ku Toyota mund të implementojë dhe provojë teknologjitë e ardhshme.

Toyoda i tha një auditori në Consumer Electronics Show në Las Vegas se projekti ishte ‘fusha e tij’ personale e ëndrrave dhe se “nëse i ushqeni, ato do të bëhen realitet”.

Në këtë drejtim thuhet se kompania ka angazhuar arkitektin danez Bjarke Ingels për të hartuar projektin – arkitekt që është përgjegjës për zyrat e Google në Silicon Valley dhe London.

Kostoja e projektit nuk është zbuluar, por kompania thotë se ndërtimi planifikohet të fillojë vitin e ardhshëm.

Ai do të ketë polici, zjarrfikës dhe shërbime të ambulancës, si dhe shkolla – mund të jetë shtëpi për një miksim të punonjësve të Toyota, pensionistë dhe të tjerë, sipas James Kuffner, shef ekzekutiv i Institutit të Kërkimit Toyota – Advanced Development.

Toyota ka thënë gjithashtu se do të marrë në konsideratë partneritete me kompani të tjera që duan të përdorin “Qytetin” për të provuar teknologjitë e tyre në zhvillim. /Telegrafi/