Një video shokuese e publikuar në rrjetin “Liveleak,” tregon momentin kur një person hidhet nën rrotat e një kamioni në lëvizje në një autostradë në Brazil.
Video është regjistruar në datën 26 Janar të vitit 2017 dhe tregon një oficer të policisë ushtarake braziliane, teksa ndalon në autostradën BR-060 në drejtim të kryeqytetit Brazilia, nga qyteti Goiana.
Pasi qëndron për disa sekonda buzë rrugës, në një moment ai hidhet nën rrotat e një kamioni në lëvizje.
Nga pamjet e kamerës së trafikut, duket se shoferi i kamionit përpiqet ta shmangë, por përmasat e automjetit të tij dhe trafiku në korsitë e tjera nuk i japin shumë mundësi manovrimi, transmeton tema.
Oficeri i policisë ka mbetur i vdekur në vend, por nuk bëhen me dije arsyet e vetëvrasjes së tij.