Site icon Telegrafi

Pamje shpresëdhënëse, pas 80 orësh fëmija shpëtohet nga rrënojat në Turqi

Një djalë dyvjeçar u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Antakyas, pothuajse 80 orë pasi tërmeti e rrëzoi atë.

Pamjet nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë (IHH) tregojnë shpëtimtarët duke nxjerrë fëmijën nga një hapësirë e ngushtë e rrënojës.

Një punonjës i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) e mori djalin dhe ia dorëzoi punonjësve shëndetësorë, ndërsa kalimtarët filmuan shpëtimin me telefonat e tyre.

Qindra mijëra njerëz mbetën të pastrehë për shkak të tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore dhe pjesë të Sirisë fqinje të hënën.

Rreth 20 mijë njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur në katastrofë dhe numri ka të ngjarë të vazhdojë të rritet. Mijëra konsiderohen të zhdukur.

Ndryshe, ushtarët e FSK-së gjatë ditës së djeshme kanë nxjerrë të gjallë nën gërmadhat një grua dhe fëmijën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version