Site icon Telegrafi

Pamje shokuese: Terroristët qeshin, derisa shoku i tyre po përdhunonte një femër (Video,+18)

Pamjet shokuese të marra nga telefoni i një terroristi të vdekur tregojnë luftëtarë të ISIS-it duke qeshur dhe bërë shaka, ndërsa në sfond dëgjohen britmat e një gruaje e cila po përdhunohej.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një luftëtar i dyshuar i ISIS-it shihet i ulur në mes të një dhome duke luajtur me ato që pretendohet të jenë të brendshmet e shokut të tij, në atë që duket të jetë një dhomë e qëndrimit ditor.

Gjithashtu dy të tjerët shihen të ulur në një divan duke qeshur, derisa një i katërt shihet duke lëvizur nëpër dhomë.

Në të njëjtën kohë, një grua mund të dëgjohet duke lemerisur aty pranë, ndonëse pamjet nuk janë vënë në video.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u kap në telefonin e një pjesëtari të vdekur të ISIS, duke shtuar se rrobat i përkisnin shokut të njeriut të ulur, i cili po kryente përdhunimin.

Përveç britmave shqetësuese të gruas, mund të dëgjohen edhe urdhrat që vijnë nga radiolidhja e cila gjendet pranë terroristit i cili është ulur këmbëkryq në dysheme.

Thuhet se terroristi ishte vrarë në Shirqat pranë Mosulit, Irak. /Telegrafi/

Exit mobile version