Një koleksion masiv i më shumë se 1,000 armëve të zjarrit është konfiskuar në një shtëpi në një lagje luksoze të Los Anxhelosit të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet ajrore treguan një larmi të madhe armësh të derdhura nëpër rrugët e shtëpisë në Holmby Hills.
Policia ishte përgjigjur në një raportim se dikush kishte prodhuar dhe shitur armë të paligjshme të zjarrit.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit shërbyen një urdhër rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë në fjalë, duke zbuluar një sasi të armëve, të cilat përfshinin pushkë dhe armë të tjera të gjata.
Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) po kryen një hetim të përbashkët me policinë e Los Angjelosit.
Sipas policisë, nuk ka arsye për të besuar se kjo paraqet ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për publikun. /Telegrafi/
This video footage shows a shocking haul of more than 1,000 guns and thousands of bullets found in a home near the Playboy Mansion in LA
Read more: https://t.co/cChc6dgcF8 pic.twitter.com/Rqfac5jwcl
— ITV News (@itvnews) May 9, 2019