Ky është momenti i frikshëm kur një peshkaqen i bardhë fluturon një metër nga uji dhe gëlltit fokën e gjorë, e cila me çdo kusht mundohej të ikte nga dhëmbët e tij të mprehtë.
Disa turistë të cilët po shijonin peizazhin nga një anije, ishin dëshmitarë të një tmerri, kur një peshkaqen vazhdimisht ndjek nga pas fokën të cilën pas disa tentativave të dështuara, arrin ta gëlltis me vetëm një kafshim, transmeton Telegrafi.
Në video mund të dëgjohen turistët e tmerruar nga ngjarja duke bërtitur, dhe duke u lutur që foka t’i shpëtojë dhëmbëve të mprehtë të peshkaqenit, i cili dëshpërimisht kërkonte ta hante.
Por për fat të keq pas disa tentativave, duke se foka ishte lodhur duke notuar dhe në një moment dorëzohet dhe derisa po tentonte ta shmang bie drejt e në gojën e peshkaqenit.
Ngjarja ka ndodhur 80 kilometra larg nga Cape Toën. /Telegrafi/