Një gjyqtar në MMA është suspenduar, pasi ka lejuar që një luftëtar të rrahet brutalisht nga kundërshtari, derisa ishte pa ndenja në dysheme.
Një video është publikuar në internet nga Copa Thunder de MMA Amador, në një event të mbajtur në Sao Paolo, në Brazil.
Jessuan Lucas dhe Michael Douglas po e zhvillonin një përballje në UFC, derisa lufta e tyre pak sekonda më vonë eskaloi.
https://twitter.com/Barrelelapierna/status/1328356601460350976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1328356601460350976%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fnews-mma-mma-fans-shocked-as-referee-lets-unconscious-fighter-take-beating-20201118
Lucas lëshoi një goditje të fortë në kokën e kundërshtarit që ra më pas pa ndjenja në tokë, gjersa referi Kleber Lopes lejoi që lufta mes tyre të vazhdonte.
Edhe pse Douglas ishte shtrirë pa ndjenja, Lucas nuk ndaloi së godituri atë dhe reagimi i gjyqtarit ishte tejet i vonshëm.
did that ref think this was boxing or something? Strip his ref license!
— Hfdp ❤️ Memecoin (@CamninoNah) November 17, 2020
Nga ai akt, gjyqtari Lopes është suspenduar nga MMA për referim skandaloz dhe të njëanshëm në duelin mes dy luftëtarëve të arteve marciale të përziera.
Reagime të ashpra më pas kanë pasuar në rrjetet sociale, që kritikuar referin se nuk bëri veprimin e duhur dhe Douglas mund të kishte pasoja me fatalitet. /Telegrafi/
Horrible stoppage. Guy shouldn't be reffing if he's gonna allow that kind of stuff.
— Myoga (@Myoga_The_Flea) November 17, 2020
https://twitter.com/addictedMMAfan/status/1328763159121956869?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1328763159121956869%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Fufc%2Fnews-mma-mma-fans-shocked-as-referee-lets-unconscious-fighter-take-beating-20201118
😳 Yikes. This looks like MMA with Lethwei rules.
— Clark Thunder (@CollisonMMA) November 17, 2020