Turistët që pushonin dhe shijonin rrezet e diellit në Marbela të Spanjës, kanë pasur çfarë të shohin kur një barkë u ndal në breg.
Befasisht nga barka zbritën disa burra që bartnin thasë me marihuanë, transmeton Telegrafi.
“Transportimi i drogës në mes të ditës, çfarë dreqin po ndodh”, dëgjohet duke thënë një turiste britanike.
Dilerët u shpërndanë para se policia të arrinte në plazh, pikërisht për këtë arsye askush nuk është arrestuar.
https://www.youtube.com/watch?v=3N-hccbj12E&feature=emb_title
Raportohet se ata i priste jo larg vendit ku zbritën një furgon, dhe gjithçka ishte e planifikuar si në filma aksion të Hollywood-it.
Për fat të keq, pamje të tilla nuk janë të rralla në Costa del Sol. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar është filmuar një bandë duke nxjerr drogën në një barkë në mes të plazhit.
Madje të gjithë dëshmitarët e kësaj ngjarje janë kërcënuar me vrasje nëse i telefonojnë policisë, e gjithçka është zhvilluar shpejtë për vetëm tre minuta. /Telegrafi/