Një video që përmbledh seri aksidentesh të ndodhura në Tiranë, u publikua mbrëmjen e sotme nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Video që noa.al jua sjell më poshtë, tregon momente të disa aksidenteve të ndodhura në rrugët e Tiranës, ku më së shumti kanë ardhur nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.
Duke publikuar këtë video, Tahiri thotë se “ja përse nuk duhet shkelur semafori”.
Ai i bën thirrje përdoruesve të makinave, që të respektojnë rregullat që të shpëtojnë shëndetin dhe jetën”.
Ndër aksidentet më të rënda është ai që në videon e mëposhtme tregohet qartë kur një makinë e cila kaloi me semafor të kuq, kryen përplasje të fortë me një tjetër automjet. /noa.al/