Telegrafi

Pamje rrëqethëse, tigrat shqyejnë 22 fshatarë që punonin në fusha (Video, +18)

Janë publikuar imazhet e masakrës së tigrave të cilët mbytën  22 fshatarë brenda një viti.

Fshatarët e tmerruar në Lakhumpur Kheri të Indisë, kanë qenë cak i dhjetëra tigrave në derisa po punonin në fushat e kallamit të sheqerit, transmeton Telegrafi.

Në një video të publikuar më poshtë, shfaqen fshatarët duke vrapuar si të çmendur për ta shpëtuar kokën nga dhëmbët e mprehtë të tigrave, ku në disa sekuenca shihen trupat e masakruar të burrave e grave.

Edhe pse shumë persona kanë humbur jetën nga sulmet e papritura të tigrave, ata së fundmi janë mobilizuar duke ndërtuar shtëpiza në ara dhe duke mbajtur pushkë me vete, në rast se sulmohen.

Në video gjithashtu shihet se si arrijnë ta “neutralizojnë” një tigër, ku pas këtij veprimi ata shihen duke festuar kapjen e tij. /Telegrafi/