Zyrtarët brazilianë kanë konfirmuar se numri i të vdekur nga shembja e digës është rritur në 110.
Lejtnanti Flavio Godinho nga agjencia civile e mbrojtjes në Minas Gerais, ka deklaruar se 238 persona vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur, transmeton Telegrafi.
Departamenti i zjarrfikësve në Minas Gerais, ka bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të ndalin operacionet e kërkim shpëtimit, edhe pse deri më tani nuk kanë arritur as edhe një person ta gjejnë të gjallë.
Një ekip punonjësish kanë protestuar kundër Vale SA, kompani kjo që ka në pronësi dhe operon në minierën që është afër digës që u shemb në qytetin Brumandinho, duke shkaktuar kështu 110 viktima.
Afro 100 demonstrues ishin mbledhur para hekurudhës në Sao Joaquim das Bicas, nga ku transportohen mineralet e minierës e cila ishte afër digës që u shemb dhe shkaktoi përmbytje.
Një video e publikuar më poshtë shfaq momentin e shembjes së digës e cila nga sasia e madhe ujit dhe dheut, krijohet balta që ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.
Pamjet ngjasonin me skena apokaliptike të filmave të Hollywood-it, ku qytetarët vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/