Telegrafi

Pamje rrëqethëse të kapura nga sateliti të uraganit Lionrock, që është nisur drejt Japonisë (Foto/Video)

Ky është uragani i parë që pritet të mbërrijë në Japoni, që nga tërmet i tmerrshëm i vitit 2011 që shkaktoi cunamin.

Uragani Lionrock, tashmë ka sjellë shiun e madh dhe valët e larta në vijën bregdetare të Paqësorit në Japoni, transmeton Telegrafi.

Uragani Lionrock është pritur të mbërrijë në Japoni të martën me një shpejtësi marramendëse prej 216 kilometra në orë, por erërat e forta e kanë ngadalësuar në 162 kilometra në orë.

Pamjet tronditëse të stuhisë tropikale duke u afruar në verilindje të Japonisë janë kapur nga një satelit. /Telegrafi/