Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në afërsi të një autostrade në Bolivi kanë humbur jetën 11 persona, kurse sot janë publikuar pamjet rrëqethëse të filmuara me dron, ku qindra qytetarët vraponin nga të gjitha anët për t’i shpëtuar vdekjes.
Në video se si befasisht fillon të rrëshqet dheu, kurse qindra qytetarë të kapluar nga paniku fillojnë të vrapojnë – por megjithatë disa e paguajnë me jetë, transmeton Telegrafi.
Rrëshqitja e dheut është e shpeshtë në këtë zonë për shkak të reshurave të mëdha të shiut, ku ka raste kur me ditë të tëra nuk ndalet fare.
Kujtojmë se nga rrëshqitja e dheut kanë humbur jetën 11 persona, 6 të rritur dhe 5 fëmijë. Ndërkaq raportohet se të paktën 18 tjerë kanë pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/