Gjatë pesë ditëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë hequr nga rrugët 420 trupa të pajetë të njerëzve, që madje disa prej tyre i kanë gjetur nëpër vetura e shtëpi të braktisura në La Paza të Bolivisë, si dhe qytetin më të madh të vendit Santa Cruz, shkruan AP.
Komandanti i policisë Ivan Rohas që njëherit udhëheq njësinë speciale, ka deklaruar se besohet se nga 80 deri në 90 për qind e të vdekurve që janë gjetur, kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të Instituti për Hulumtime dhe Forenzikë, në Bolivi nga 1 prilli deri më 19 korrik njësitet e specializuara të policisë kanë gjetur nëpër rrugë në total 3.016 trupa të pajetë të njerëzve, që sipas gjitha gjasave ishin viktima të virusit vdekjeprurës.
Deri të martën mbrëma në Bolivi janë konfirmuar 60.991 raste të konfirmuara me COVID-19, derisa 2.218 tjerë kanë humbur jetën nga ky virus. /Telegrafi/