Telegrafi

Pamje rrëqethëse: Rrëshqet dheu, dhjetëra shtëpi shkatërrohen plotësisht – veturat “fluturojnë” sikur të ishin lodra (Video)

Një video amatore e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur rrëshqet dheu nga kodrat dhe qindra tonë bie mbi shtëpi, kurse veturat i hedh sikur të ishin lodra për fëmijë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Shimla të Indisë, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhjetëra vetura janë “varrosur”, por edhe disa shtëpi janë shkatërruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut që kanë prekur këtë zonë tash e disa javë, në një moment rrëshqet dheu dhe bie mbi një lagje të banuar.

Mrekullisht nuk raportohet për të lënduar në këtë skenë të tmerrshme. /Telegrafi/