Një parashutist ka humbur drejtimin nga erërat e forta, duke u përplasur për vdekje në tokë, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat.
Weimar Becerra ishte duke marrë pjesë në një spektakël ajror në Cobija të Bolivisë, kur për një moment humb drejtimin dhe përfundon i vdekur në tokë, transmeton Telegrafi.
Një grup i madh i adhuruesve të sporteve ekstreme që po ndiqnin nga afër akrobacionet në ajër, kanë filmuar momentin e tmerrshëm të rrëzimit në tokë të 56-vjeçarit në një kulm të hekurt.
Erërat e forta si dhe disa lëvizja të pakontrolluara mirë, bën që legjenda e sporteve ekstreme të fillon të bie me shpejtësi të madhe në tokë.
Fillimisht mendohej se lëvizjet e pakontrolluara ishin pjesë e spektaklit, pasi një burrë që po fliste në mikrofon i bën thirrje turmës që ta duartrokasin. /Telegrafi/