Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse: Një minutë para vdekjes realizon një video, dhe më pas rrëzohet aeroplani i tyre (Video)

Enda Kakravati 30-vjeçe dhe i dashuri i saj Peter Lynch 52, kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit të tyre në Ditën e Australisë.

Kjo vajzë momentet e fundit të jetës i kishte publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Aeroplanin që e pilotonte Peter, kishte rënë në lumin Sëan në Perth, ku ishin mbledhur mbi 60 mijë persona për të festuar.

Pamjet e tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit në lumë, ku humbin jetën dy persona (Foto/Video, +18)
Lexo po ashtu Pamjet e tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit në lumë, ku humbin jetën dy persona (Foto/Video, +18)

Dyshja ishin pjesë e manifestimit që është mbajtur për nderë të Ditës së Australisë.

Vetëm disa minuta para tragjedisë, Enda brenda kabinës së pilotit kishte postuar një video në Instagram.

“Më uroni fat”, mezi dëgjohet duke thënë nga zhurma e motorit të aeroplanit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oTQxO7oy1QY

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version