Pamje të dhimbshme janë shfaqur të cilat tregojnë për pasojat e një sulmi ajror në Aleppo, nga të cilat pretendohet se janë vrarë 82 civilë, në shtëpitë e tyre nga forcat pro-qeveritare.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një grua e përfshirë nga zjarri mund të dëgjohet duke ulëritur derisa zbret nga ndërtesa, gjegjësisht rrënojat e ndërtesës, të krijuara nga shpërthimi i bombës.
Gjithashtu, sipas medieve të huaja, shihen edhe trupa të vdekur, të shtrirë mbi gjakun e tyre.
Kërdia u kap nga kamerat pasi trupat siriane janë gati për të rimarrë të gjithë qytetin e dytë më të shkatërruar nga lufta në këtë vend.
Nga këto sulme të përgjakshme, thuhet se 11 gra dhe 13 fëmijë ishin në mesin e viktimave.
Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon ka ngritur alarmin rreth raporteve për krime kundër civilëve në Aleppo, ku të gjitha rrethinat janë në gërmadha dhe trupat e të vdekurve po qëndrojnë të shtrirë rrugëve. /Telegrafi/