Kamerat e sigurisë në Beograd të Serbisë, kanë kapur momentin kur një këmbësor për një “fije floku” i shpëton vdekjes nga një veturë që lëvizte në kahjen e kundërt të rrugës me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.
Gjithçka ndodhi në rrugën Karaxhorxhe të Beogradit, ku shoferi i veturës kishte shkelur pedalin e gazit deri në fund, dhe një këmbësor që po kalonte rrugën në vija të bardha për pak metra i shpëton vdekjes, transmeton Telegrafi.
Ishte ora 2 pas mesnate kur vetura u përplas në shtyllat mbrojtëse dhe në një moment u fut në tarracën e një kafiterie, duke shkatërruar tavolina e karrige – e lëre më shtyllat që i këpuste sikur të ishin nga goma.
Deri më tani nuk dihet për fatin e shoferit të veturës, ndërsa në kafiteri në ato momente nuk ishte askush – kështu që nuk raportohet për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/