Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse nga Japonia, gjithçka lëkundet nga tërmeti i fuqishëm – qytetarët futen nën tavolina

Dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar, qindra tjerë kanë mbetur pa energji elektrike kurse paralajmërimi për cunami në katër rajone është parashikuar si pasojë e tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.6 magnitudë që goditi sot Japoninë.

Deri më tani raportohet për një person të vdekur dhe disa tjerë të lënduar si pasojë e tërmetit që goditi vendin e në veçanti në pjesën perëndimore, transmeton Telegrafi.

Ky tërmet nxiti valë të mëdha prej mbi një metër që goditen brigjet, kurse autoritet paralajmërojnë se ato mund të bëhen edhe më të mëdha.

Agjencia japoneze e meteorologjisë ka paralajmëruar për cunami të mundshme në prefekturat Ishikawe, Niigate dhe Toyama.

Përveç Japonisë për cunami janë paralajmëruar edhe shtetet fqinje si Koretë dhe në Rusi.

Video të ndryshme amatore shfaqin pamjet në lokacione të ndryshme ku gjithçka lëkundej nga fuqia e madhe e tërmetit që po konsiderohet si ndër më të fuqishmit në 100 vitet e fundit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version