Telegrafi

Pamje rrëqethëse nga ishulli Dominica: Dëgjohen tinguj të çuditshëm nga erërat e forta të uraganit Maria, që po shkatërron gjithçka rreth vetes (Video)

Janë shfaqur në internet pamjet më të reja nga ishulli Dominica në Karaibe, i cili është goditur nga uragani Maria.

Brenda një kohe të shkurtër ky uragan ka arritur kategorinë 5, që konsiderohet si kategori vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Të dhëna zyrtare për viktima eventuale apo dëme materiale ende nuk ka, por në videot e publikuara dëgjohen tinguj rrëqethës nga erërat e forta të uraganit.

Derisa kapitenët e anijeve janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë nga dallgët e mëdha.

Ndërkaq informata të frikshme kanë ardhur sot nga kryeministri i ishullit Dominica, i cili përmes një statusi në Facebook njoftoi qytetarët rreth ngjarjeve që po ndodhin në këtë ishull të Karaibeve. /Telegrafi/