Telegrafi

Pamje rrëqethëse nga Colorado, zjarri që shpërtheu në zonën malore i bëri shkrumb e hi afro njëmijë shtëpi  

Hetuesit amerikanë prej ditësh po mundohen të përcaktojnë shkakun e zjarrit të madh që shpërtheu në pyje në rrethinën e Denverit – ku si pasojë mbi 1 mijë shtëpi dhe objekte tjera u bënë shkrumb e hi.

Tre persona po konsiderohen si të zhdukur nga ky zjarr që shpërtheu të enjten në shtetin amerikan Colorado, transmeton Telegrafi.

Sherifi i Bolder, Joe Pell, ka thënë se autoritetet të shtunën kanë lëshuar urdhër për bastisjen e disa lokacioneve të caktuara – duke refuzuar të jep më shumë detaje.

Një zyrtar lokal ka bërë të ditur se një pronë po kontrollohet në detaje në Marshal Messa në komunën Bolder. Zyrtarët komunalë nuk kishin arritur të sigurojnë menjëherë ujë për fikjen e zjarrit që shpërtheu.

Sipas guvernatorit të Colorados, Jared Poliss, zjarri që u shpërnda nga erërat e forta “ka shkatërruar lagje të tëra”. Të paktën 991 shtëpi dhe objekteve tjera janë shkatërruar nga zjarri, derisa qindra tjera janë shkatërruar pjesërisht. /Telegrafi/