Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse nga ahengu, deshën t’ia përplasin fytyrën në tortë – vajza aksidentalisht ia ngulë thikën në sy një të riu

Në rrjetet sociale po qarkullon një video rrëqethëse të një incidenti të tmerrshëm, që ka ndodhur në një aheng të organizuar.

Në pamjet e para shihet “protagonistja” që festonte ditëlindjen, që ishte rrethuar nga më të dashurit dhe që i kishin përgatitur një “rreng”, transmeton Telegrafi.

E derisa ajo u përkul për t’i fikur qirinjtë e ndezur në tortë, ata ia shtynë kokën dhe e tërë fytyra iu mbulua me tortë.

Megjithatë derisa ajo reagon instinktivisht duke e ngritur kokën lartë, dhe e pavetëdijshme që mbante thikën gjigante në dorë.

Ky mjet i mprehtë derisa lëvizi iu ngulë në sy një të riu që në ato momente po qeshte me veprimin që i bënë kësaj vajze.

Madje ajo qeshte duke mos e ditur se çfarë ndodhi, derisa i riu i lënduar mban me dorë syrin. Të pranishmit menjëherë vrapuan për t’i ndihmuar, ndërsa nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

E kjo video do të duhej të shërbente si leksion për gjithë të tjerët, që shakatë nganjëherë din të përfundojnë edhe në tragjedi dhe se duhet menduar se gjithçka mund të ndodhë. /Telegrafi/

Exit mobile version