Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur një nënë arrin me sukses të mbrojë të birin e saj dy vjeç i cili u sulmua nga dy qen para shtëpisë së tyre.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë të martës në Anaheim të Kalifornisë, kur vogëlushi u bë cak i dy qenve në oborrin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Por menjëherë i del në ndihmë nëna e tij, e cila arrin ta mbaj në super duke vrapuar të futet brenda shtëpisë, por një betejë e ashpër u zhvillua para derës kur e kuptoi se nuk po mund të gjej çelësat.
Spencer Bishop babai i vogëlushit në ato momente ishte në punë, por mbeti i shokuar kur pa pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë.
“Gruaja ime vazhdimisht kishte kërkuar ndihmë duke bërtitur nëpër lagje, dhe fatmirësisht dy fqinj u shfaqen në momentin më kritik. Jam shumë krenar për një grua që e kemi fqinje e cila sulmoi qentë me një shkop druri”, ka deklaruar Bishop.
Edhe pse i shpëtuan më të keqes, djaloshi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë dhe këmbë. /Telegrafi/