Një video amatore e publikuar në internet, shfaq momentin kur motori i aeroplanit që po fluturonte mbi oqeanin Atlantik ndahet në copëza.
Ajo çfarë ka shokuar më shumë pasagjerët që ishin ulur afër dritareve, ishte kablloja që po qëndronte e varur prapa motorit që po copëtohej derisa po lëvizte në ajër, transmeton Telegrafi.
Pasagjerët e aeroplanit Air France që po fluturonte nga Paris për në Shtetet e Bashkuara, kapluan nga paniku kur motori i tij filloi të copëtohej, duke detyruar kapitenin me 520 pasagjerë të bëjë ulje emergjente.
Atyre u është dukur gjithçka në rregull, derisa dëgjuan një zhurmë të madhe dhe dridhje brenda aeroplanit.
Për shkak të këtij problemi piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Goose Bay në Kanada, ndërsa asnjë pasagjer nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/